Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe/ Zbardhen detaje, gjithçka ndodhi në hyrje të një lokali

schedule10:18 - 15 Shtator, 2024

schedule 10:18 - 15 Shtator, 2024

MALËSI E MADHE- Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje të reja për ngjarjen e shënuar mëngjesin e së dielës në Vrakë të Malësisë së Madhe. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në hyrje të një lokali.

Autori i dyshuar Lul Rakaj ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave të tjerë, përkatësisht Besmir Qofi, Avenir Hasanaj, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin rajonal të Shkodrës.

Aktualisht nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe punon për intensivisht për lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi Lul Rakaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Besmir Qofi, Avenir Hasanaj, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë  Vendore për kapjen e  autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!