Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Plagosja e dyfishtë në Durrës/ Policia: Babai goditi vajzën me thikë, i plagosuri tjetër kalimtar i rastit

schedule10:36 - 26 Janar, 2026

schedule 10:36 - 26 Janar, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, por dëshmi të pakonfirmuara ende zyrtarisht nga policia, babai ka plagosur vajzën dhe një tjetër djalë të ri.

Zyratisht policia tha se 56 vjeçari Mikel Ndoj qëlloi dy herë më thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoj, 24 vjece. I plagosur mësohet se ka mbetur edhe një tjetër shtetas me iniciale O.M i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin mes babë e bijë, i cili gjithashtu ka marrë disa goditje me thikë. Fatmirësisht dy të plagosur janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



56-vjecari është larguar sakaq nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për arrestimin e tij.

Për ABC Neës, mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, gazetari Leonidha Musa, tha se babë e bijë kanë një mosmarrëveshje familjare pas divorcit të 56-vjecarit me bashkëshorten e tij, por do të jetë grupi hetimor që do të hedhë dritë mbi ngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!