Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Gjendet një makinë e djegur në Allias, dyshohet se ka lidhje me plagosjen e kushëririt të Durim Bamit

schedule10:45 - 5 Nëntor, 2020

schedule 10:45 - 5 Nëntor, 2020

Një makinë tip “Golf” është gjetur nga policia në Valias, të Kamzës. Automjeti i shkrumbuar, siç mëson Abcnews.al nuk ka pasur targa dhe as numër shasie pasi ia kishin fshirë.

Dyshimet janë që makina të jetë përdorur nga autorët që plagosën të mërkurën Ervin Kodrën, i cili nuk ishte një emër i panjohur për policinë e mbi të gjithë ai është kushëri i Durim Bamit.

Hetimet po i kryen kriminalistika Durrës.



Durim Bami i njohur ndryshe si “I forti i Niklës”, është personi i akuzuar nga ish-deputeti Tom Doshi se ishte porositur për ta vrarë, akuzë me të cilën u arrestua më 3 mars të 2015.

Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafuka. Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.

Ndërkohë në vitin 2018 Bami u ndalua nga një operacion i RENEA-s në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!