Gazetari i ABC News, Elton Nika në një lidhje live me studion e ABC Live ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me megaoperacionin e policisë ku u zbuluan dy “shtëpi bari”.
Nika thekson se ka qenë plagosja e ditës së djeshme në Vlorë ajo që ka çuar në zbulimin e njërës prej “shtëpive të barit”, ndërsa ajo në Selenicë është zbuluar për shkak të konsumimit të madh të energjisë elektrike.
“Aksioni i Policisë së Vlorës që ditën e djeshme. Janë zbuluar dy shtëpi bari, njëra në vendin ku ndodhi plagosja.
Duket se ka qenë një debat që ka pasur lidhje me “shtëpinë e barit”, pasi i plagosuri ishte duke punuar pranë.
Aksioni nga Policia e Vlorës dhe Operacionales.
Si është rënë në gjurmët e shtëpive të barit?
Ka qenë plagosja ajo që ka çuar në zbulimin e shtëpisë së barit në Vlorë, ndërsa në Selenicë ka qenë konsumimi i tepërt e energjisë elektrike,” tha gazetari.r.t/abcnews.al