Ngjarje e rëndë, babai vret me armë djalin në Prishtinë

schedule18:07 - 27 Janar, 2021

schedule 18:07 - 27 Janar, 2021

Babai ka vrarë me armë zjarri djalin në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e  sotme, ku babai ka qëlluar ndaj të birit.

Motivi që solli këtë ngjarje tragjike ende nuk dihet, ndërkohë viktima është identifikuar si Albert Krasniqi. Autori është arrestuar nga policia dhe po ashtu i është konfiskuar edhe arma e krimit.

Mediat në Kosovë, raportojnë se Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

Lexo edhe: Plagosi Noizyn në mes të Prishtinës, kush është i riu që u vra sot nga babai

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në  hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e  përdorur në rast. Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të  vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​.”, njoftoi policia.

g.v/abcnews.al