Plagosi nënë e bijë në Kosovë, ndërron jetë autori i dyshuar

schedule19:29 - 28 Janar, 2023

schedule 19:29 - 28 Janar, 2023

Mrëmjen e sotme  i dyshuari që plagosi sot nënë e bijë në Fushë-Kosovë njoftohet se ka ndërruar jetë.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori.

Sipas tij, i dyshuari është pranuar në QKUK në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë dy plagëve me armë në bark.

Nënë e bijë, që u plagosën sot në Fushë-Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime të rënda./Kosova Press/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!