Plagosi me thikë policin në Himarë, gjykata lë në burg 60 vjeçarin

schedule10:16 - 18 Gusht, 2023

schedule 10:16 - 18 Gusht, 2023

Gjykata e Vlorës ka vendosur ‘arrest me burg’ për 60 vjeçarin Theodhori Merkuri që plagosi me thikë efektivin 25 vjeçar Redin Çaushaj pak ditë më parë në Himarë. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kthesës së fshatit Pilur kur polici që po kalonte në rrugë ndërhyri të ndalonte një konflikt mes disa personave.

25 vjeçari, me detyrë inspektor i policisë në Lukovë, ishte duke kaluar në rrugë jashtë shërbimit të orarit kur ka parë personat që po ziheshin dhe ka ndërhyrë për të mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit. Por u godit me thikë në qafë nga 60 vjeçari dhe u dërgua në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Autori u arrestua disa orë pas ngjarjes. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në Pilur. Policia e Vlorës vuri në pranga gjithashtu edhe një 39 vjeçar i akuzuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!