Plagosi me thikë dy persona jashtë një club-i, arrestohet 19 vjeçari në Vlorë

schedule18:01 - 11 Gusht, 2024

schedule 18:01 - 11 Gusht, 2024

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për plagosje. I riu është konfliktuar në orët e para të mëngjesit të së dielës me dy persona, të moshave 39 dhe 23 vjeç, dhe më pas i ka qëlluar me thikë.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një club-i në lagjen “1 Maji”. Ndaj të riut rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nën hetim është vënë edhe një 17-vjeçar, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me 19 vjeçarin, kanë goditur me grushte dhe një 24 vjeçar, që ndodhej me dy të plagosurit ( të tre kushurinj me njëri-tjetrin).

Në cilësinë e provës materiale, policia gjeti dhe sekuestroi mjetin prerës (thikë) të përdorur nga autori i dyshuar dhe një automjet tip “Benz” në pronësi të tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!