I mituri që dyshohet se plagosi moshatarin në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha” në Cakran të Fierit është vënën nën pranga. Ndërsa thika me të cilën Borni Dalani dyshohet se qëlloi ndaj Hydai Xhafajt është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Policia thotë se mbi 17 vjeçarin rëndon akuza e vrasjes me dashje e mbetur në tentativë.
Shkak i sherrit mes adoleshentëve është bërë tik toku. Konflikti mes dy 17 vjeçarëve sipas policisë ka nisur pasi nxënësi i plagosur Hydai Xhafaj pretendonte se autori i dyshuar Borni Dalani shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij. Debatet e nisura disa ditë me parë të premten u përshkallëzuar në përplasje fizike në katin e dytë të shkollës. Kur ka ndodhur sherri të pranishme ishin dhe dy mësuese të cilat sipas burimeve nga stafi pedgogjik I gjimnazit u afruan për ti ndarë adoleshentët. Njëra prej tyre që ndërhyri për të shpëtuar 17 vjeçarin nga goditja me thikë është gërvishtur në dorë.
Hydai Xhafaj I cili u godit katër herë me thikë është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht ndodhet në spital në mbikqyrjen e mjekëve. Ndërsa autori I dyshuar Borni Dalani pritet të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
Burime nga qëndra shëndetësore e Cakranit thonë se Dalani nuk kishte kartelë mjekësore dhe nuk trajtohej për ndonjë sëmundje mendore ndryshe nga sa ka deklaruar babai i tij në polici.
Pas plagosjes së nxënësit ministrja e Arsimit kërkoi pezullimin e drejtorit të shkollës dhe oficerit të sigurisë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/abcnews.al/

