Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosi me armë zjarri një 36-vjeçar në Durrës, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

schedule08:58 - 6 Tetor, 2020

schedule 08:58 - 6 Tetor, 2020

Një 40-vjeçar, banues në Mirditë është shpallur në kërkim nga policia pasi orët e para të së martës plagosi me armë zjarri një 36-vjeçar.

Njoftohet se G. S., më 6 tetor, rreth orës 01:00, ka pasur një konflikt të çastit për motive të dobëta me 36 vjeçarin E. T., në fshatin Gjuricaj, Ishëm. Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim. 36-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!