Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një 45-vjeçari në Shkodër, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, në një servis në vendin e quajtur Ura e Dervishbeg,
39-vjeçari Izvi Gucia ishte pronari i servisit i cili ishte konfliktuar për motive të dobëta Genc Hoxha.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë të cilën e kishte me leje.
Ndërkaq vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit./abcnews.al


