Plagosi me armë punonjësin e IMT-së, lihet në burg 55-vjeçari

schedule12:22 - 15 Gusht, 2022

schedule 12:22 - 15 Gusht, 2022

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Qani Muçën, 55-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri tre ditë më parë punonjësin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ilirjan Gavelli.

Ngjarja ndodhi më 12 gusht rreth orës 17:30 në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” në Astir.

Konflikti erdhi si pasojë e një vendimi të firmosur nga punonjësi i IMT-së për shembej e shtëpisë së 55-vjeçari Qani Muça.

Ndërkohë në dëshminë e zbardhur nga Abc  Ilirjan Gavelli është shprehur: Po largoheshim kur Qemali më shau dhe nxori pistoletën. U hodha për t’ia marrë armën dhe më qëlloi dy herë. Kur u përlesha me Muçën për t’i marrë armën vinte era alkool, ishte i dehur.

Qani Muça qëlloi 2 herë drejt inspektorit të IMT, ndërsa njëri nga plumbat kapi në një makinë të parkuar.

Sakaq, gruaja e Qani Muçës ka deklaruar se nuk e dinte që burri kishte armë.

“Nuk kisha dijeni që burri mbante armë”, ka thënë ajo.

Ndërsa autori i ngjarjes, Muça nuk ka shprehur aspak pendesë për atë që ka ndodhur.

Ai ka deklaruar: Këta (Inspektorët e IMT) duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!