Plagosi me armë 60-vjeçarin, policia: Efektivi i FNSH ishte i dehur

schedule23:07 - 23 Maj, 2022

schedule 23:07 - 23 Maj, 2022

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë. Efektivi i FNSH, Lutfi Gjyli plagosi mbrëmjen e sotme me armë zjarri 60-vjeçarin Murteza Lika në zonën e ish-Kombinatit në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth ores 20.30, në vendin e quajtur rruga “Llazi Miho” në ambientet e jashtme të një lokali. 60-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor, ndërsa është konstatuar i plagosur nga banorët e zonës.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në një komunikatë, policia bën të ditur se efektivi ka qenë në gjendje të dehur. Për shkak të gjendjes së tij, nuk është marrë ende dëshmia e efektivit. Lutfi Gjyla, 48 vjeç, ka rreth 25 vite punonjës policie.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se:

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.

Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

g.v/abcnews.al