Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosi me armë 40-vjeçarin/ Policia zbardh ngjarjen, identifikohet autori

schedule09:13 - 24 Nëntor, 2025

schedule 09:13 - 24 Nëntor, 2025

TIRANË– Një 40-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ramadan Citaku”, në Tiranë.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, pas një konflikti për motive të dobëta.

Nga hetimet e kryera u identifikua edhe personi i dyshuar i ngjarjes. Sipas policisë, autori është një 36-vjeçar, i cili qëlloi me armë në këmbë 40-vjeçarin.

I plagosuri ndodhet në spital dhe sipas burimeve mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon kontrollet intensive për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!