Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosi 30 vjeçarin në Lezhë, arrestohet autori

schedule13:15 - 12 Shkurt, 2025

schedule 13:15 - 12 Shkurt, 2025

Lendjon Ndoj është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi pasditen e së martës plagosi me armë zjarri 30 vjeçarin Egzon Gega.

Mësohet se i plagosuri ka marrë dy plumba, një në shpatull dhe një në gjoks.

Sipas policisë, 30 vjeçari dhe autori kishin pasur një konflikt mes tyre dhe ishin rrahur para ngjarjes. Pasditen e së martës, Egzon Gega, kishte shkuar për t’u sqaruar me të riun me të cilin është zënë, por pas takimit, është qëlluar menjëherë me armë zjarri pistoletë duke mbetur i plagosur rëndë.

Policia ka sekuestruar telefonin e 30 vjeçarit të plagosur për të parë nëse ka pasur komunikime mes tij dhe autorit që mund të hedhë dritë mbi motivet e kësaj ngjarjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!