Një automjet ka dalë nga rruga në zonën e pyllit të Sodës në Vlorë dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Aksidenti ka ndodhur gjate orëve të mbremjes ne aksin rrugor Vlorë-Zvërnec.
Të lënduarit mësohet se janë një vajzë dhe një djalë, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në rrugë./abcnews.al
Plagoset rëndë një djalë dhe një vajzë
schedule19:30 - 6 Dhjetor, 2017
schedule 19:30 - 6 Dhjetor, 2017