Plagoset një 22-vjeçar në Vlorë, dyshohet se është qëlluar nga e dashura

schedule00:03 - 27 Maj, 2020

schedule 00:03 - 27 Maj, 2020

Një 22 vjeçar është plagosur në qytetin e Vlorës orët e vona të kësaj marte.

22 vjeçari është plagosur me thikë ne gjymtyrët e poshtme, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive te dobëta në zonën e Skelës.

Paraprakisht dyshohet se 22 vjeçari është qëlluar nga një vajzë që mendohet se është e dashura./abcnews.al