Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në hyrje të qytetit të Laçit. Sipas policisë, atentati i është bërë Edon Martinit i cili u dërgua në spitalin e traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës nacionale Laç-Mamurras.
Forca të shuma të policisë dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të mundshëm të përfshirë në atentat.
Një nga pistat po heton grupi hetimor lidhet për një konflikt të çastit të Edon Martinit me disa persona të tjerë, ndërkohë që autorët janë larguar me një automjet nga vendngjarje./ABC News Albania 24/7