58-vjeçari vetëplagoset me thikë

schedule20:32 - 26 Shkurt, 2018

schedule 20:32 - 26 Shkurt, 2018

Një 58-vjeçar ka terrorizuar qytetarët në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku mbante në dorë një armë të ftohtë dhe ishte në gjendje të dehur.

Sipas policisë, ai ka qenë në shoqërinë e një personi tjetër, ndërsa në kushtet e rënduar psikologjike ka prerë damarët e dorës së majtë. Siç duket edhe kjo foto e siguruar ABC Neës, 58-vjecari qëndron në pritje të ambulances për të marrë ndihmën e parë.

Nga kontrolli fizik i bërë nga policia iu gjet ne xhep thika me të cilën ka kryer vetëplagosjen e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!