Një 30-vjeçar është plagosur me thikë në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 30-vjeçari Ademir Fresku, gjatë një konflikti të çastit, u qëllua me thikë nga një 50-vjeçar.
Fatmirësisht, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e 50-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./abcnews.al