Plagoset me thikë 43-vjeçari shqiptar në Greqi

schedule10:29 - 28 Shkurt, 2023

schedule 10:29 - 28 Shkurt, 2023

Një 43-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë në Larisa të Greqisë, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari ka qenë duke punuar në një stan, por pas grindjes me një tjetër punëtor nga Pakistani, ky i fundit e ka plagosur me thikë.

Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al