Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë në Vlorë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 42 vjeçari Klodian Toska është paraqitur në spital dhe është futur në sallën e operacionit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shikohet se 42 vjeçari është plagosur në krahë.
Ndër të tjera mësohet se shkak për këtë ngjarje mund të jetë bërë një konflikt i momentit.
Ndërkaq autori i kësaj ngjarje është shtetasi me iniciale F.Sh. i cili është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.e.su./abcnews.al