Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së mërkurës në fshatin Grudë e Re.
Mësohet se 35-vjeçari Gjovalin Guri është qëlluar me armë zjarri pranë shtëpisë së tij.
Ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke përfituar nga errësira. Policia po heton për motivet e plagosjes./abcnews.al