Një 37-vjeçar është plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në Vlorë. Gazetari Elton Nikaj bën me dije se i plagosuri është identifikuar si Diego Hanaj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, para pallatit ku banon 37-vjeçari. Mësohet se Hanaj është plagosur në dorë. 37-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. g.v/abcnews.al