Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet në Spitalin e Traumës (EMRI)

schedule07:37 - 16 Qershor, 2025

schedule 07:37 - 16 Qershor, 2025

Një 35-vjeçar në Vlorë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën ku jetonte në lagjen “Pavarësia”.

Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari Amarildo Matodashaj  është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.

Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.

35-vjeçari rezulton me precedentë penal. Në 2023 ai ka rënë në prangat e policisë, pasi në makinën e drejtuar nga Arnaldo Matodashaj iu gjet një armë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!