Plagoset me armë i riu në Laç, policia blindon qytetin

schedule14:04 - 14 Gusht, 2021

schedule 14:04 - 14 Gusht, 2021

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Laç ku një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Pasi ka marrë plumbin i riu është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr shërbimin e mjekëve, ndërsa policia ka zbuluar autorin duke e shpallur në kërkim. Në lidhje me këtë, policia ka vendosur patrulla në hyrje-daljet e qytetit me qëllim kapjen e 27-vjeçarit me inicialet K.K, i cili dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia 27-vjeçari.  Me datë 14.08.2021, rreth orës 11:20, Policia e Komisariatit Kurbin, ka marrë informacion se në lagjen nr.2 Laç është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E.P( T) 25 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit K.K( I) 27 vjeç, banues në Kurbin, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes. Shërbimet e policisë në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo provë në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të e plotë të ngjarjes.