Plagosen dy persona në automjetin e policisë së Malësisë së Madhe

schedule12:38 - 11 Tetor, 2020

schedule 12:38 - 11 Tetor, 2020

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në lagjen Dobraç të Shkodrës. Burime bëjnë me dije për abcnews.al se ata janë qëlluar teksa kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Skoda” në pronësi të policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, me targa AA019AJ.

Ndërkohë që autori ka qenë duke i ndjekur me një motor tip “Papaq”. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e 5 heronjve në Dobraç të Shkodrës.

Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve dhe autorëve të plagosjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarje./mb. abcnews.al

Pamje nga vendi i ngjarjes

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!