Plagosën 24-vjeçarin, policia zbardh ngjarjen

schedule09:08 - 26 Shtator, 2019

schedule 09:08 - 26 Shtator, 2019

Një i ri është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen e një 24-vjeçari në kryeqytet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Yzberisht. Personi që është arrestuar është 24-vjeçari me iniciale Iljaz Avdillari, ndërsa në kërkim u shpall Fatmir Avdillari.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se më datë 25.09.2019, rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit, dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë shtetasi D. V., jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Gjithashtu mësohet se është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Fatmir Avdillari, ku u bllokuan në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta. Ai njihet me nofkën Xubi, ndërkohë mësohet se është akuzuar më parë për dy vrasje. Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!