Plagos me thikë tre persona, në pranga autori

schedule09:36 - 15 Prill, 2018

schedule 09:36 - 15 Prill, 2018

Një person është arrestuar në Divjakë pasi ka plagosur me thikë tre persona të tjera.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën e 14 Prillit rreth orës 21:20, në një lokal në fshatin Shën e Premte.
Kujtim Imeri, 40 vjeç, për motive të dobëta, është konfliktuar me B.G, 67 vjeç, A.G, 21 vjeç, dhe D.Gj, 26 vjeç, ku gjatë konfiktit i ka qëlluar me thikë.
Të plagosurit ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se Imeri është larguar menjëherë pas plagosjes, por për shkak të reagimit të shpejtë nga autoritetet u kap dhe u arrestua.
Kujtim Imeri rezulton me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qënë i dënuar më parë për plagosje me thikë.
Ndërkohë, policia sekuestroi edhe thikën me të cilën autori goditi 3 personat e tjerë.
Mbi të rëndojnë akuzat e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al