PJESËT E PARA/ Tirana tregon muskujt, Bylisi e Kastrioti në epërsi (VIDEO)

schedule14:35 - 4 Nëntor, 2020

schedule 14:35 - 4 Nëntor, 2020

Tirana tregon forcën ndaj Kukësit në 45 minutat e para. Kampionët në fuqi kanë shënuar dy gola të shpejtë pas krosimeve nga këndi dhe ishte mbrojtësi Filip Najdovski, i cili me kokë mposhti portierin Dashamir Xhika. Verilindorët nuk reaguan dot dhe pjesa e parë u mbyll 2-0 në favor të Tiranës.

Edhe dy ndeshjet e tjera janë zhbllokuar. Kastrioti shënoi në portën e Partizanit pas 20 minutash lojë. Gabimi i Belicës u kushtoi të kuqve. Devid i krutanëve përparoi në zonë dhe ia doli të shënonte në portën e Alban Hoxhës.

Në Ballsh pati luftë të fortë sportive dhe vendasit pretenduan edhe për një penallti. Gjithsesi nuk mendoi ashtu arbitri. Në minutën e 36-të Bylisi e ndëshkoi Laçin dhe ishte Andi Hadroj ai që me kokë shënoi në portën e ish-skuadrës së tij. /abcnews.al

https://streamable.com/3gp6cd

Kategoria Superiore – Java 1

Tirana-Kukësi 2-0
Shënues:
Najdovksi 5’, 14
Bylisi-Laçi 1-0
Shënues: Hadroj 31’
Kastrioti-Partizani 1-0
Shënues: Devid 19’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!