PJESËT E PARA/ Kukësi i falet një perle, Partizani trondit Laçin për tre minuta

schedule14:49 / 16/02/2020

Kukësi po fiton në Ballsh me Bylisin, falë një goli të realizuar nga Emiljano Musta. Elbasanasi realizoi nga distanca një gol mjaft të bukur dhe verilindorët do mundohen ta mbrojnë fitoren deri në fund. Vendasit gjatë pjesës së parë kanë pasur disa raste, por pa mundur të shënojnë dot.

Në Laç Partizani po zhvillonte një lojë të mirë, por Laçi i ndëshkoi me Xhixhën. Gjithsesi aty “demat” u egërsuan dhe realizuan dy herë me Telushin e Bitrin, duke i çuar shifrat në 1-2. Në Gjirokastër gjithashtu miqtë po festojnë, pasi me penallti ka realizuar Ribaj.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 22

E diel, më 16 shkurt 2020, ora 14:00
Laçi-Partizani 1-2
Shënues:
Xhixha 28′ / Telushi 31′, Bitri 34′
Bylis-Kukësi 0-1
Shënues:
Musta 30′
Luftëtari-Flamurtari 0-1
Shënues:
Ribaj 36′ (pen.)

schedule14:49 / 16/02/2020