Pjesët e para | Bylisi është super, Vllazni e Luftëtari në epërsi

schedule16:51 - 28 Shtator, 2019

schedule 16:51 - 28 Shtator, 2019

Luhen katër ndeshje të Superiores dhe janë mbyllur pjesët e para. Bylisi ka shpartalluar Flamurtarin me rezultatin me rezultatin 3-0. Qardaku, Ntepe dhe Goxha kanë shënuar për ballshiotët. Në Gjirokastër u shënua goli i parë, me Rapin që ndëshkoi Laçin, kurse në Shkodër një penallti i ka shërbyer Vllaznia për të realizuar ndaj Skënderbeut. Në Durrës nuk ka ende gol.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 6
E shtunë, më 28 shtator, ora 16:00

Luftëtari-Laçi 1-0
Shënues: Rapo 9’

Luftëtari: Paiteris, Dushkaj, Lala, Demo, Prikas, Rapo, Hyseni, Fili, Renja, Vyent, Oshafi. Trajner: Giorgos Marantas
Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Ignjatovic, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Sulejman Starova

Teuta-Kukësi 0-0

Teuta: Frashëri, Todorovksi, Hoxha, Arapi, Kuro, Gashi, Shkalla, Avdyli, E. Vila, Çyrbja, Khalid. Trajner: Bledi Shkëmbi
Kukësi:
Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kitanovksi, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.

Bylis-Flamurtari 3-0
Shënues: Qardaku 30’, Goxha 33’, Ntepe 41’

Bylisi: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Bicaj, Peposhi, Mëllugja, Turabov, Murataj, Ntephe, Guindo, Qardaku. Trajner: Veljko Dovedan
Flamurtari: Moçka, Zeqaj, Sarris Pjeshka, Gocaj, Rrapaj, Deliaj, Vrapi, Muçolarri, B. Nebihu, Sukaj. Trajner: Dritan Sadedini

Vllaznia-Skënderbeu 1-0
Shënues: Lika 41’ (p.)

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Gurishta, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Kruja, Lika, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Turtulli, Vitija, Dita, Daja, Bregu, Muja, Gripshi, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja

/abcnews.al