Pjesëmarrje e lartë në balotazhin për zgjedhjet presidenciale në Kroaci

schedule14:47 - 5 Janar, 2020

schedule 14:47 - 5 Janar, 2020

Shënohet pjesëmarrje e madhe në balotazhin për zgjedhjet presidenciale në Kroaci me rreth 3 për qind më shumë votues se në raundin e parë. Shifrat janë konfirmuar nga komisioni electoral i zgjedhjeve.

Në garë për postin e kreut të shtetit janë presidentja në largim Kolinda Grabar Kitarovic, nga rradhët e konservatorëve dhe ish kryeministri socialdemokrat dhe kandidat I qendrës së majtë Zoran Milanovic.

Sondazhet më të fundit nxjerrin një rezultat të barabartë mes dy kandidatëve. Një incident ka ndodhur në një qendër votimi në Zagreb ku një votues ofendoi Milanovic duke e quajtur komunist. Ish kryeministri i zgjati dorën, por qytetari e refuzoi. Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19.00, ndërsa rezultatet e para do të publikohen në orën 20.00./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!