Pjesëmarrja e Diasporës, 51 për qind/ Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mbi 10 mijë votues deri tani

schedule16:17 - 8 Shkurt, 2025

schedule 16:17 - 8 Shkurt, 2025

PRISHTINË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 50 për qind apo 10.346 e votuesve të regjistruar në përfaqësi diplomatike.

Në total janë 20.324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike.

Procesi i votimit në përfaqësi diplomatike po zhvillohet në disa shtete.

Gazetarja e ABC News, Habi Hoxha, raportoi live nga Kosova për edicionin “Faqja 4” duke thënë se kjo e shtunë është dita e atyre që janë jashtë Kosovës, për të hedhur votën.

Sa i takon procesit të numërimit të votave, gazetarja theksoi se vota e Diasporës do të numërohet pas atyre që janë brenda vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!