Pjesëmarrja e diasporës, rreth 22%/ Nazarko: LDK dhe PDK, të fokusuar te vota e emigrantëve. Qytetarët nuk do të mashtrohen nga Kurti si në 2021

schedule15:25 - 8 Shkurt, 2025

schedule 15:25 - 8 Shkurt, 2025

Shtetasit kosovare që jetojnë jashtë vendit votojnë sot në ambasadat e Kosovës në vendet e tyre. Ndërkohë, ditën e dielë më 9 shkurt do të votojnë të gjithë qytetarët e Kosovës në kutitë e votimit.

Në një lidhje Live nga Prishtina për “News Hour”, gazetarja Habi Hoxha ka raportuar se pjesëmarrja e diasporës deri më tani është rreth 22 përqind. Ndërsa, numri më i lartë i votuesve ka qenë nga Gjermania, më pas Zvicra e Franca.

Lidhur me këtë ka folur dhe analisti Mentor Nazarko, i cili u shpreh se LDK dhe PDK janë të fokusuar te vota e emigrantëve, ndryshe nga Albin Kurti.

“Ka pritshmëri sipas së cilës diaspora do japi 100%. Unë nuk e besoj këtë mit sepse partitë e tjera të opozitës, LDK dhe PDK janë rikthyer dhe janë fokusuar te vota e emigrantëve, ndryshe nga Albin Kurti. Këtu do të duhet të dallohet që diaspora e Kosovës është shumë e organuzar se diaspora shqiptare. Kjo është treguesi i një pjekurie kombëtare”.

Më tej, Nazarko tha se qytetarët nuk do të mashtrohen më nga Kurti, si në vitin 2021, pasi ishin në frikën e pandemisë.

“Unë besoj që po, nuk jemi në rrethanat e 2021 në frikën e pandemisë. Të gjithë e vuajtën frikën e pandemis ëdhe të votosh në këtë frikë janë rrethana të çuditshme. Unë nuk e shoh këtë frikë tani”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!