Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Pjesë e një organizate kriminale, arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali dy vëllezërit shqiptarë

schedule10:03 - 29 Gusht, 2025

schedule 10:03 - 29 Gusht, 2025

Forcat Operacionale kanë arrestuar dy vëllezërit shqiptarë, Roland Metushi dhe Saimir Metushi, pasi ishin shpallur kërkim dhe ishin dënuar me burgim nga autoritetet italiane. Dy vëllezërit Metushi janë dënuar me 7 dhe 5 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Gjykata e Novarës në Itali, në muajin tetor 2024, e ka dënuar shtetasin Saimir Metushi, me 7 vjet burgim, ndërsa shtetasin Roland Metushi, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

“Në kuadër të operacionit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Itali, i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar: 

Roland Metushi, 47 vjeç, dhe Saimir Metushi, 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Divjakë.

Gjykata e Novarës, Itali, në muajin tetor 2024, e ka dënuar shtetasin Saimir Metushi, me 7 vjet burgim, ndërsa shtetasin Roland Metushi, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, njofton policia.

Materialet procedurale mbi arrestimin provizor të këtyre shtetasve, me qëllim ekstradimin e tyre në Itali, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!