Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

schedule15:00 - 18 Mars, 2026

schedule 15:00 - 18 Mars, 2026

Finalizohet operacioni i koduar “Wanted 2”.

Në pranga ka rënë 48-vjeçari, i cili rezulton i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim. Sipas informacioneve ky shtetas është pjesëtar i një grupi kriminal që ka shitur lëndë narkotike, në Shkodër i cili u godit nga Policia, gjatë operacionit të koduar “Buna 2021”.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.”, thuhet në njoftimin e policisë.



Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!