Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro të arrestuar në Vlorë si pjesë e kartelit ndërkombëtar të trafikut të drogës të shkatërruar ditën e djeshme janë lënë në burg për 40 ditë nga Gjykata e Vlorës.
Sipas policisë 5 personat e arrestuar në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni do të ekstradohen në Itali, bashkë me të arrestuarit e tjerë në 10 shtete të ndryshme.
Shkatërrimi i grupit të trafikut të drogës të drejtuar nga Elti Dizdari dhe Dritan Rexhepi u finalizua ditën e djeshme pas 5 vitesh hetime të udhëhequra nga drejtësia italiane.
Në 5 vite janë sekuestruar në total mbi 4 ton kokainë si dhe 5.5 milionë euro. Elti Dizdari mbante kontakte me të gjitha klanet që shpërndanin kokainën në të gjithë Evropën./m.v. abcnews.al