Lirohet e dashura e Laert Haxhiut, Gjykata e Posaçme zëvendëson masën për Klea Gjatën

schedule11:16 - 21 Mars, 2024

schedule 11:16 - 21 Mars, 2024

GJKKO liron nga qelia Klea Gjatën, pjesë e grupit të Laert Haxhiut.

Për Gjatën, GJKKO zëvendësoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘ndalim dalje jashtë shtetit’.

Ajo u arrestua shtatorin e kaluar, pas dëshmisë se Artan Tafanit me akuzën e përkrahjes së autorit te krimit dhe mos kallëzim krimi, si dhe për pjesëmarrje në vrasje, por mbetet e paqartë se cili ka qenë roli i saj. Avokati i saj, pretendon se familja e Gjatës ka marrë kërcënime nga familjarë të viktimave.

Kujtojmë se Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungesë për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.
/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!