Është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, të grupit ku i arrestua dhe Erzen Brecani.
Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe. “ABC News” mëson se ai është kapur pardje nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi.
Ismail Zeneli për gjetjen e vendodhjes se vëllezërve kërkoi dhe mori informacion nga Dedan Gjoni, ish shefi i krimeve në komisariatin nr.6.
Kujtojmë se operacioni u zhvilluar nga SPAK pas komunikimeve të zbuluara në rrjetin “Sky”. Ish-funksionari i lartë i Policisë së kryeqytetit, Erzen Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.
Ndërkohë prokuroria e posaçme lëshoi 11 urdhër arreste, por deri më tani në pranga janë vënë katër persona mes të cilëve ish-zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni, Bujar Germizi dhe Besmir Murati.
Ndërsa në kërkim janë shpallur 6 persona mes të cilëve Ervin Mata si dhe Eralbi Breçani djali i Erzen Breçanit.
/abcnews.al/