PJESA E PARË/ Ritëm i lartë në derbin e veriut, mungon goli

schedule14:19 - 10 Nëntor, 2019

schedule 14:19 - 10 Nëntor, 2019

Ndeshje e hapur në Laç, mes vendasve dhe Kukësit. Gjithsesi në 45 minutat e para nuk pati asnjë gol. Kurbinasit pretenduan për një penallti në minutën e 12-të, pasi Nwabueze përfundoi i shtrirë pas një dueli me Obanor. Protestat e bardhezinjve shkuan kot, pasi Hamitaj ishte i vendosur për të vijuar lojën.

Kukësi lë terren dhe Laçi mundohet të rrezikojë portën e Xhikës dhe në një moment ishte Deliu që me një goditje dënimi bëri miqtë të drisheshin. Kavajasi, nga një goditje dënimi, e dërgoi topin pranë shtyllës së djathtë pingule.

Verilindorët kundërzbriten disa herë, por nuk i zgjidhën si duhet situatat e krijuara. Laçi në fund pretendoi sërish për penallti. Teco bëri me shenjë për një prekje të topit me dore nga Kotobelli. Pjesa e parë u mbyll me një goditje këndi të rrezikshme, por vendasit nuk shënuan dot

Kategoria Superiore – Java 12
E diel, më 10 nëntor, ora 13:30
Stadiumi i Laçit, Laç

LAÇI-KUKËSI 0-0
Laçi:
Stajila, Fagaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kotobelli, Lulaj, Ethemi, Rroca, Kitanovski, Gavazaj, Daku. Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigers Çokaj, Erind Burgu, Renato Malaj; Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Klajdi Kola

abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!