Miralem Pjanic ka dhënë një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport” dhe sigurisht u prek edhe pjesa e Barcelonës.
Mesfushori foli për ish-trajnerin Ronald Koeman dhe për vendimin e presidentit Laporta për ta zëvendësuar atë me Xavi.
“Koeman ishte i pandershëm me mua. Laporta bëri një vendim të madh me Xavin dhe Barcelona tani duket krejtësisht ndryshe”.
Pjanic ka folur edhe për talentet e Barcelonës në mesfushë: “E dashuroj Pedrin, ai vallëzon me topin si të ishte Iniesta.
Ndërsa Gavin, herën e parë që e pashë në stërvitje, thashë: ‘Uou, ky djalë do të jetë special’”, shprehet Pjanic. / abcnews.al