Pirro Thomo: Kishat e Voskopojës shenjë e qytetërimit mesjetar, afresket duhen restauruar

schedule12:52 - 18 Prill, 2022

schedule 12:52 - 18 Prill, 2022

Kryeqendra e qytetërimit mesjetar të shekullit të XVIII-të Voskopoja, vjen në një botim, ku përmblidhen kumtesat e studiuesve të fushave të ndryshme. Arkitektura e ndërtimit të kulteve ortodokse ishte madhështore dhe arti i shprehur në to të ishte i një stili të vecantë.

Studiuesi dhe restauruesi i kishave Pirro Thomo thotë se  në çdo lagje e mëhallë u ngritën tempuj fetar të besimit ortodoks, ku Voskopoja numëronte 24 kisha e tre manastire në mesjetë. Ndërsa sot trashëgohet një numër i reduktuar.

“Voskopoja rrezaton një qytetrim të jashtëzakonshëm në shumë fusha. Voskopoja ka trashëguar një numër të amdh të monomenteve të kulturës. Sot ruhen 4 plus 1 bazilik. katër janë të një tipi dhe një manastir që është jashtë Voskopojës. Ndërkohë që gërmimet arkeologjike kanë nxjerr në pah rrënojat e kishave të tjera, dikur ka qenë kisha e Shën e Premtes  më e vjetra  në  territor (sot e rindërtuar mbi rrënojat e kishës së djegur),. Numri i kishave dhe vlerat pikturike janë të jshtëzakonshme.”

Promovimi është i rëndësishëm, pasi zgjon interesin edhe të invetimeve në to. Thomo thotë se resturimi i kishave ka kosto të lartë dhe aktualisht buxhetet janë të mjaftueshme për ndërhyrje shpëtuese.

Ndërkohë që sipas specialistit të gjitha pikturat murale të kishave kanë nevojë që të restaurohen.

“E vecanta e këtyre kishave qëndron te arkitektura unike, dhe pikturat muralerealizuar nga mjeshtrat e ikonave dhe afreskeve si David Selenica,vëllezërit Zografi nga Korça, Konstandin Ieromonaku, mjeshtër për ikonostaset.  Ende kjo pasuri, i ka rezistuar kohës, luftërave, dëmtimit nga dora e njeriut, si dëshmimtare unike e atij qytetërimi, janë ato të cilat tregojnë vlerat e saj të papërsëritshme”.

Në 1700, qyteti arriti në rreth 24-30 mijë banorë. Kjo bëri që dhe arkitektura e ndërtimit të kulteve ortodokse të ishte më e gjerë e më madhështore dhe arti i shprehur në to të ishte i një stili më jetësor e më pranë elementëve të jetës së përditshme njerëzore. Punimet e konferencës shkencore për 250 vjetorin e lulëzimit të këtij qyteti (1767- 2017) që përfaqëson një nga pamjet më të plota të ndikimit iluminist evropian në rajonin e Ballkanit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!