Pirro Dhima: Ai është një mashtrues, do ta dërgoj në gjykatë

schedule17:17 - 6 Shtator, 2022

schedule 17:17 - 6 Shtator, 2022

Kampioni i trefishtë olimpik i Greqisë, Pirro Dhima, e ka cilësuar kreun e shtangës shqiptare gënjeshtar, pasi fajësoi familjen Dhima dhe trajnerët grekë për rastin e fundit pozitive me doping të Evangjelia Velit.

Në qendër të polemikave, është kampionia e Europës, Evagjelia Veli, e cila është pezulluar përkohësisht nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Komentet e kreut të FSHP-së, bën që Veli ta quante atë “racist dhe gënjeshtar”.

Dhima, i lindur dhe i rritur në Shqipëri dhe tani drejtor i performancës së Peshëngritjes në SHBA – tha se Greqia nuk do të konkurronte në dy ngjarje të ardhshme në Shqipëri, një kontinental dhe tjetri global, sepse “askush nuk ndihet i sigurt me Gjozën si president”.

Gjoza ka thënë se komentet e tij i drejtoheshin vëllait të Dhimës, Odiseut, dhe jo vetë Dhimës dhe këmbënguli se trajnerët grekë ishin fajtorë për dopingun e shqiptarëve.

Ai pohoi se shqiptarët që stërviteshin përtej kufirit në Greqi “kanë përdorur stanozolol… si atletët grekë të kapur shumë vite më parë me të njëjtën substancë”.

Zv.president i Federatës Botërore të Peshëngritjes, tha për “Insidethegames” se Federata Greke e Peshëngritjes do ta çoj Gjozën në gjykatë dhe ai kishte “informuar të gjithë” për pikëpamjet e tij – Federatën Ndërkombëtare të Peshëngritjes (IWF), Federatën Evropiane të Peshëngritjes (EWF) dhe Agjencinë Ndërkombëtare të Testimit (ITA).

“Gjoza është pa personalitet, dhe është një rrëmujë që nuk na duhet në peshëngritje, ky president dhe njerëz si ai. Është e trishtueshme sepse është hera e dytë me të njëjtin person pra Gjozën që ka fajësuar Greqinë për rastet pozitivet të sportistëve shqiptare më parë], por këtë herë Federata Greke e Peshëngritjes do të shkoj në gjykatë”, tha Dhima, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të IWF.

Dhima, i cili është zv.president i Federatës Botërore të Peshëngritjes, tha se për shkak të trashëgimisë së tij, “disa njerëz e trajtojnë si tradhtar në Shqipëri dhe është justifikimi më i mirë për Gjozën. Për të armiku janë vëllezërit Dhima dhe grekët”, tha Pirro Dhima.

Në një intervistë televizive, Gjoza tha se Veli kishte rezultuar pozitiv me stanozolol dhe ishte ndaluar përkohësisht nga Federata Shqiptare dhe do të përjashtohej përgjithmonë nëse vërtetohet se është pozitive./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!