Nga Leontina Nika
Koleksioni i dorëshktimeve në Bibliotekën Kombëtare është një pasuri e rrallë. Drejtori Piro Misha thotë se në këtë fond ka rreth 1197 vepra të dorëshkruara, kryesisht në gjuhët orientale (arabisht, osmanisht dhe persisht), shumica e të cilave janë kopjuar nga kaligrafë të specializuar në Shkodër, Berat, Elbasan. Qëllimi kryesor është bërja e njohur e kësaj pasurie për publikun përmes hapjes së sallës së orientit.
“Dorëshkrimet orientale kanë përmbajtje fetare, juridike, historike, gjuhësore e letrare. Në mijëra dorëshkrime vendin e parë e zë Biblioteka e Bushatllinjve, prej të cilës numërohen rreth 150 njësi.”
Misha thotë se në kuadër të javës turke u nënshkrua një bashkëpunim me ministrin e kulturës turke dhe bibliotekën turke për këmbim dokumentesh si dhe restaurim.
“Krahas këmbimit të librave dhe dorëshkrimeve në formë digjitale, me shumë rëndësi është studimi dhe bërja e njohur e përmbajtjes së kësaj pasurie të çmuar. Një bashkëpunim i duhur është edhe ai në fushën e restaurimit dhe konservimit të dokumenteve të dëmtuara.”
Koleksioni osman ka qenë pjesë e bibliotekave të medreseve dhe e bibliotekave të familjeve të mëdha shqiptare siç është dhe Biblioteka e Bushatllinjve, prej të cilës numërohen rreth 150 njësi. Por në kuadër të javës turke u prezantuan përmes një ekspozite autorë bashkëkohorë në një ekspozitë.
300 librat e prezantuar i dhurohen Bibliotekës Kombëtare. /abcnews.al/