Andrea Pirlo po projektohet si trajneri i ri i Juventusit. Si një regjisor në mesfushë kur ishte lojtar, besohet shumë se italiani mund të ecë në hapat e Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane.
Barcelona dhe Real ndoqën një rrugë me këta dy trajnerë, duke u besuar fillimisht ekipin dytë. Më pas sukseset e spanjollit dhe francezit i dinë të gjithë me klubet e tyre në Spanjë. Këtë po mendon edhe Juventusi, sikurse raporton “La Stampa”.
Pirlo sezonin e ardhshëm mendohet të marrë drejtimin e ekipit të dytë dhe më pas në të ardhmen mund të shikohet nëse ka potencialin për të marrë përsipër bardhezinjtë. Fillimisht gjithçka do të nisë nga Juventus U23. /abcnews.al