Pirlo: Kemi akoma shpresa, hera e parë që CR7 u gëzua pse e zëvendësova

schedule20:55 - 15 Maj, 2021

schedule 20:55 - 15 Maj, 2021

Juventusi fitoi 3-2 ndaj Interit në një sfidë që prodhoi gjithçka: VAR, tre penallti, dy kartonë të kuq dhe një autogol. Triumf jetik për bardhezinjtë, që mbajnë gjallë shpresën për të siguruar kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Sigurisht që Juventusi shpreson që rivalët të gabojnë, pasi nuk kanë asgjë në dorë. Trajneri i “Zonjës”, Andrea Pirlo komentoi për Sky fitoren ndaj kampionëve të Italisë, teksa pranon se të gjithë kanë bërë shumë gabime në këtë sezon.

Për ne ishte e rëndësishme të fitonim në mënyrë që të kemi ende shpresë për arritjen e objektivit tonë. Ia dolëm të marrim tre pikët, pavarësisht vështirësive të hasura. CR7? Ndoshta ishte hera e parë që ishte i lumtur që zëvendësohej, sepse do i duhej të vraponte pa top në 30 minutat e fundit.

Rëndësi ka të rikuperojmë energjitë, pasi sot kemi shpenzuar shumë. Luajtëm një pjesë të madhe të ndeshjes me dhjetë lojtarë. Kur e gjen veten duke luftuar në javën e fundit për një bilete në Champions League, do të thotë që gabimet kanë qenë të shumta.

Kemi gabuar unë, lojtarët dhe drejtuesit. Tani na pret finalja e Kupës së Italisë, më pas është ndeshja në Bologna. Nuk varet nga ne, por shpresojmë të kualifikohemi në Champions League“, theksoi trajneri i bardhezinjve pas fitores 3-2. /abcnews.al