Kjo vogëlushe e ka emrin Elona Çollaku dhe është vetëm 8 vjeç. Ajo po përballet me sfida shumë të vështira shëndetësore.
“Ti do rrish këtu dhe unë do të bëhen gati për në shkollë”, thotë vogëlushja. Historinë e saj e sjell emisioni Piranjat në Abc.
Teksa bëhet gati për në shkollë në një karrige me rrota, kështu nis çdo ditë e zakonshme e vogla nga Paskuqani.
Nëna e saj Mira Çollaku mundohet e vetme që të voglës të mos i mungojë asgjë. Madje as mundësia për t’u arsimuar. Elona shkon në klasë të dytë ajo është një fëmijë i zgjuar dhe këtë e tregojnë reagimet e saj në përballje me realitetin. Port kur kthehet në shtëpi nuk mban mend asgjë nga ato që kam mësuar.
Nga se vuan e vogla? Kush është shkaku i problemeve të saj?
Nëna thotë se shtatzania ka qenë normale. Por kur lindi u dallua problemi që vajzaa kishte. Sipas neurokirurgut që ka ndjekur rastin e Elonës këto janë raste kur një mjek nuk mund ta dallojë një deformim të tillë në eko. Që kur ka lindur dhe deri më sot në trupin e Elonës kanë lënë shenjë plot 15 operacione.
“Operimin e parë e ka bërë në shtyllën kurrizore që kur a lindur”, tha mamaja.
“Këto janë sëmundje të rralla”, tha doktor Artur Xhumari që është marrë me rastin e saj.
Ndërhyrje në qafë dhe këmbë ishin ndërhyrjet e radhës. Përsëri s’ka rezultat. Në bark ka bërë 2 herë operacion. Të dyja nënë e bijë po luftojnë për të mposhtur fatin e keq.
Ajo nuk ka ecur asnjëherë vetë. “Më mirë le të isha fukara dhe ta kisha vajzën mirë”, thotë mes lotësh e ëma.
Vajza e vogël ka gjithmonë nevojë për pajisje të re për të lëvizur por në mungesë të një të tille zvarritet. Ky mbetet i vetmi opsion për të lëvizur.
“Fatkeqësisht ka një mos-formim të palcës, që do thotë si lëviz këmbët, s’i ndien këmbët etj”, thotë mes të tjerash doktor Xhumari.
Fizioterapia është shumë e rëndësishme për jetën e të voglës.
Neurokirurgu tregon se kur shfaqet kjo sëmundje duke bërë dhe një apel për ata që duan të bëhen prindër për të shmangur deformime të tilla.
“Çdo nënë do jetë e ushqyer me acid folik se çelësi është ta kesh marrë acidin folik para se të jetë krijuar embrion përndryshe s’e ndihmojmë dot”.
E vogla ka një dëshirë që kur të rritet të bëhet mjeke, ndoshta për faktin se po rritet me praninë e kësaj figure.
“Doktorët të më shërojnë mua dhe unë të shëroj ata të tjerët. Dua që mami të jetë e qeshur gjithmonë dhe unë të jem e lumtur e të luaj me shoqet”.
/abcnews.al