Pique: Ta shtyjnë dhe ca ditë rifillimin e kampionatit, dy janë shkaqet

schedule09:36 - 11 Maj, 2020

schedule 09:36 - 11 Maj, 2020

Liga Spanjolle e Futbollit, ka zgjedhur datën 12 qershor për rifillimin e futbollit. Gerard Pique mendon ndryshe dhe shpreson që La Liga të rikthehet disa ditë më vonë. Në një intervistë bashkë me Javier Tebas, presidentin e Ligës, mbrojtësi i Barcelonës analizon mendimin e tij, duke kërkuar më shumë kohë për skuadrat që të përgatiten.

“Masat paraprake janë të mira, duhet të respektojmë protokollin sanitar për të mbrojtur shëndetin tonë. Ka shumë interesa në lojë, e kuptoj pse La Liga dëshiron që të përfundojë ky sezon, ka sens kërkesa e tyre. Kam dëgjuar që Tebas ka përcaktuar datën 12 qershor për rinisjen e kampionatit.

Nuk e di nëse do mjaftojë një muaj stërvitje, madje pa luajtur asnjë ndeshje miqësore. Për të mirën e spektaklit dhe për të evituar dëmtimet, nuk do të ishin keq edhe disa ditë më shumë përgatitje. Shpresojmë të festojmë fitoret duke u përqafuar, përndryshe do të ishte shumë e trishtë”, thekson mbrojtësi katalanas. /abcnews.al