Pique kritikon drejtimin e Barcelonës

schedule18:44 - 6 Qershor, 2023

schedule 18:44 - 6 Qershor, 2023

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka kritikuar drejtuesit e klubit.

Pique, i cili u largua nga Barcelona në fund të vitit 2022, foli ashpër për drejtimin aktual të klubit dhe ndau mendimin e tij për problemet financiare të katalanasve.

“Jam i lumtur që u largova pasi lirova një vend në listën e pagave të ekipit dhe ndihmova klubin. Por duket se pavarësisht kësaj, tani ka ende probleme financiare. Dhe tani po pyes veten se kush duhet të shkojë tani. Në teori, neve (Pique, Busquetsu dhe Alba, përafërsisht) u tha se ne ishim përgjegjës për pozicionin e klubit për shkak të pagave tona. Tani ne jemi larguar të gjithë, por ata ende nuk mund të regjistrojnë lojtarë”, tha Pique. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!